Gjermani, paga e ulët arsyeja pse punonjësit po largohen nga fabrika e Tesla-s

Gjermani, paga e ulët arsyeja pse punonjësit po largohen nga fabrika e Tesla-s

07:51, 24/06/2022
A+ Aa A-

Gjërat nuk po shkojnë shumë mirë për stafin e Tesla-s në filialin e saj në Gjermani, pasi pagat e ofruara nuk janë joshëse.

Punëtorët e kualifikuar marrin rreth 20% paga më të ulëta në fabrikën e Teslas-s sesa në prodhuesit rivalë të automjeteve.

Domethënë paga në Tesla është rreth 1550 euro neto, kur kontrat kolektive parashikojnë që kjo shumë të jetë rreth 2100 euro neto.

Kjo është një nga arsyet pse stafi i Tesla -s "nuk po lëviz me ritmin e planifikuar", tha Birgit Dietze , drejtoresha rajonale e IG Metall duke shtuar:

" Shumë njerëz do të ishin të interesuar të transferoheshin në Tesla , por përfundimisht vendosën të mos e bënin këtë, pasi në shumë raste fitojnë shumë më tepër në pozicionet që mbajnë në kompanitë e tjera të makinave ." 

Prodhuesi i automjeteve tha në mars se më shumë se 3,000 njerëz po punonin në fabrikë dhe se planifikonte të punësonte disa mijëra të tjerë në muajt e ardhshëm. 

Elon Musk , CEO i kompanisë, pak ditë më parë "paralajmëroi" me informacione të brendshme se Tesla kishte një " tremujor shumë të vështirë ", pasi ajo po lufton me pengesat në zinxhirin e furnizimit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco