‘Ukraina mori statusin e vendit kandidat’/ Zelensky: Moment unik dhe historik në marrëdhënien me BE

‘Ukraina mori statusin e vendit kandidat’/ Zelensky: Moment unik dhe historik në marrëdhënien me BE

21:03, 23/06/2022
A+ Aa A-

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përgëzuar vendimin e Këshillit Evropian për t’i dhënë Ukrainës statusin e kandidatit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Në postimin e tij në Twitter, duke ripostuar mesazhin e Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, që shpalli vendimin, Zelensky tha se ky është “një moment unik dhe historik” në marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Ukrainës.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba gjithashtu shkroi në Twitter se “Ukraina do të mbizotërojë. Evropa do të mbizotërojë.”

Tweet-i i tij, i shoqëruar nga një video e shkurtër me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, thoshte: “Sot shënon fillimin e një rrugëtimi të gjatë që do të ecim së bashku. Populli ukrainas i përket familjes evropiane. E ardhmja e Ukrainës është me BE-në. Ne qëndrojmë së bashku për paqen.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco