Lajmi i fundit

10 fakte dhe ‘rastësitë domethënëse’ që provojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’

Gjykata e Lartë në SHBA rrëzon ligjin që ndalonte qytetarët e Nju Jorkut të mbanin armë

Gjykata e Lartë në SHBA rrëzon ligjin që ndalonte qytetarët e Nju Jorkut të mbanin armë

17:43, 23/06/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë e SHBA-së ka rrëzuar një ligj të Nju Jorkut që kufizon të drejtat e mbajtjes së armëve.

Ligji kërkonte që banorët që duan një licencë të provojnë “kauzën e duhur” për të mbajtur armë të fshehura dhe se ata përballeshin me “një rrezik të veçantë ose unik”.

Vendimi 6-3 thoshte se kërkesa shkel të drejtën kushtetuese për të mbajtur armë. Vendimi rrezikon kufizime të ngjashme në shtete të tjera dhe zgjeron të drejtat e armëve.

Gjykatësi Clarence Thomas, duke shkruar për shumicën konservatore në gjykatë, u shpreh se amerikanët kanë të drejtë të mbajnë armë zjarri për mbrojtje personale.

E drejta e Amendamentit të Dytë për të mbajtur armë nuk është një e drejtë kushtetuese e “klasit të dytë” që i nënshtrohet kufizimeve më të mëdha “se garancitë e tjera të Ligjit të të Drejtave”, shkroi ai.

Gjyqtarët liberalë Elena Kagan, Sonia Sotomayor dhe Stephen Breyer kundërshtuan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco