Nga temperaturat e larta edhe Everst po ‘vuan’

Nga temperaturat e larta edhe Everst po ‘vuan’

14:01, 23/06/2022
A+ Aa A-

Edhe në majat më të larta në botë, problemet mjedisore kanë shkaktuar telashe serioze.

Kampi bazë i Everstit i cila ndodhet në një lartësi prej 5400 metrash është në fakt në rrezik dhe së shpejti do të duhet të zhvendoset.

Alarmi u ngrit nga ekspertë të mjedisit, të cilët argumentojnë se kampi i madh i ngritur nga alpinistët për t’u ngjitur në majat e Himalajeve rrezikon të kontribuojë në shkrirjen e shpejtë të akullnajës Khumbu aty pranë.

Disa matje teknike tashmë janë bërë gjatë sezonit të ngjitjeve pranverore të këtij viti dhe vendimi do të merret së shpejti nga qeveria e Nepalit.

Lëvizja do të jetë në një zonë më tej në drejtim të rrymës, por është më e sigurtë dhe më e mbrojtur.

Kjo lëvizje mund të ndodhë gjatë javëve të ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco