Ish-presidenti rus sulmon sërish Perëndimin: Liderët e BE-së rezervë e SHBA-së

Ish-presidenti rus sulmon sërish Perëndimin: Liderët e BE-së rezervë e SHBA-së

13:02, 23/06/2022
A+ Aa A-

“Pa ofenduar askënd, por është e qartë për të gjithë se Mario Draghi nuk është Silvio Berlusconi dhe Olaf Scholz nuk është Angela Merkel.Këta janë njerëz të rinj dhe një epokë e re qeverisjeje, për mendimin tim, larg nga optimalia.’ është shprehur nënkryetari i Këshillit të Sigurimit dhe ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev në një postim të gjatë në Telegram.

“Problemi i degjenerimit të politikës evropiane- thotë ai- lidhet mbi të gjitha me faktin se ajo është kthyer në një rezervë të solistëve amerikanë. Charles de Gaulle mundi të kundërshtojë ndonjë president amerikanë. Por tani cilët europianë do ta bëjnë këtë pa shtërnguar duart? Nuk mendojnë për të ardhmen. Ata janë të kufizuar vetëm nga qëllimet e tyre të dobëta zgjedhore.’’ duke vazhduar më tej:

''Për një kohë të gjatë kam qenë në kontakt me liderët e huaj dhe kam konstatuar se niveli i politikanëve perëndimorë ka rënë. Në njëzet vitet e fundit kjo ka ndodhur fjalë për fjalë para syve të mi. Natyrisht në Europë nuk ka më politikan si Helmut Kol, Zhak Shirak apo Margaret Thatcher. Këta politikanë nuk janë nga ata që janë quajtur ndonjëherë pro-rus edhe pse politkanët e fortë nuk kanë qënë kurrë rusofobë. Pyetja tani është krejtësisht e ndryshme. Dhe kjo si përfundim krijon probleme jo vetëm për botën perëndimore, por edhe për Rusinë. Kalibri i politikanëve po zvogëlohet në mënyrë të pashmangshme. Siç vërejti me të drejtë Vladimir Putin: Pas vdekjes së Mahatma Gandhi, nuk ka më askush për të thënë asgjë'.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco