OBSH po mendon ta shpallë linë e majmunëve, një emergjencë globale shëndetësore

OBSH po mendon ta shpallë linë e majmunëve, një emergjencë globale shëndetësore

13:07, 23/06/2022
A+ Aa A-

Londër - Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë mbledh të enjten komitetin e saj të urgjencës për të shqyrtuar nëse shpërthimi spiral i lisë së majmunëve duhet të shpallet një emergjencë globale, disa ekspertë thonë se vendimi i OBSH-së për të vepruar vetëm pasi sëmundja u përhap në Perëndim mund të rrënjosë pabarazitë groteske që u shfaqën midis vendeve të pasura dhe të varfra gjatë pandemisë së koronavirusit.

Shpallja e lisë së majmunëve si një emergjencë globale do të nënkuptonte se agjencia shëndetësore e OKB-së  e konsideron shpërthimin si një "ngjarje të jashtëzakonshme" dhe se sëmundja rrezikon të përhapet përtej edhe më shumë kufijve. Ajo gjithashtu do t'i jepte lisë së majmunëve, të njëjtën veçanti si pandemisë së COVID-19 dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të zhdukur poliomielitin.

Shumë shkencëtarë dyshojnë se një deklaratë e tillë do të ndihmonte në frenimin e epidemisë, pasi vendet e zhvilluara që regjistrojnë rastet më të fundit tashmë po lëvizin me shpejtësi për t’i mbyllur atë.

Javën e kaluar, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus e përshkroi epideminë e fundit të lisë së majmunëve të identifikuar në më shumë se 40 vende, kryesisht në Evropë, si "të pazakontë dhe shqetësuese".

Lija e majmunëve i ka sëmurur njerëzit për dekada në Afrikën qendrore dhe perëndimore, ku një version i sëmundjes vret deri në 10% të njerëzve. Kurse në epideminë përtej Afrikës deri më tani, nuk është raportuar asnjë vdekje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco