Ish-punonjësi i Tesla refuzon kompensimin prej 15 milionë dollarësh

Ish-punonjësi i Tesla refuzon kompensimin prej 15 milionë dollarësh

12:20, 23/06/2022
A+ Aa A-

New York-  Ish-punonjësi afro-amerikan i Tesla-s, i cili tha se ishte ngacmuar dhe përballur me "epitete raciste të përditshme" ndërsa punonte në fabrikën e kompanisë në Fremont të Kalifornisë, ka refuzuar kompensimin e reduktuar ndjeshëm prej 15 milionë dollarësh në padinë e tij, njofton Anadolu Agency.

Owen Diaz, i cili ka punuar në fabrikën e Tesla-s në vitet 2015 dhe 2016 si operator i kontraktuar i ashensorit përpara se të largohej, fillimisht iu dha 6,9 milionë dollarë dëmshpërblim për shqetësimin emocional dhe 130 milionë dollarë dëmshpërblim në këtë rast.

Një gjykatës e uli kompensimin me afër 90 për qind në 15 milionë dollarë, të cilën Diaz e hodhi poshtë. Refuzimi i kompensimit nga Diaz mund të nënkuptojë një gjykim të ri në këtë rast.

Diaz kishte pretenduar se punonjësit vizatuan svastika, grafite dhe vizatime raciste rreth fabrikës dhe se mbikëqyrësit nuk arritën të ndalonin abuzimet.

Tesla nuk është prononcuar deri më tani lidhur me komentet të mërkurën mbrëma.

Image

Owen Diaz me djalin e tij

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco