Gjermania në 'krizë' për furnizimin me gaz, shpall nivelin e alarmit Ministri gjerman i Ekonomisë Habeck tregoi një diagram rreth depozitimit nga Gjermania të gazit gjatë një konference shtypi në Berlin, Gjermani, më 23 qershor 2022

Gjermania në 'krizë' për furnizimin me gaz, shpall nivelin e alarmit

11:06, 23/06/2022
A+ Aa A-

Berlin — Gjermania aktivizoi të enjten fazën e dytë nga tre të planit të saj të emergjencës, për furnizimet me gaz natyror, duke thënë se vendi përballet me një "krizë" dhe duke paralajmëruar se objektivat e magazinimit për dimër janë në rrezik për shkak të pakësimit të dërgesave nga Rusia.

Qeveria tha se vendimi për të ngritur nivelin në "alarm" pason pakësimim në furnizimin rus, bërë që nga 14 qershori dhe vazhdimin e çmimit të lartë të tregut për gazin.

Faza e tretë dhe më e lartë është niveli i "urgjencës".

Ajo tha se ndërsa objektet e depozitimit të gazit janë aktualisht të mbushura me 58% kapacitet - më i lartë se në këtë kohë, vitin e kaluar - qëllimi për të arritur 90% deri në dhjetor nuk do të jetë i arritshëm pa masa të mëtejshme.

Ministri i Ekonomisë Robert Habeck tha në një deklaratë se "situata është serioze dhe dimri do të vijë".

“Reduktimi i furnizimit me gaz është një sulm ekonomik ndaj nesh nga (Presidenti rus Vladimir) Putin”, tha ai. “Ne do të mbrohemi kundër kësaj. Por vendi ynë do të duhet të shkojë në një rrugë me gurë tani.”

"Edhe nëse nuk mund ta ndiejmë akoma: jemi në një krizë gazi," shtoi Habeck.

Qeveria tha se kishte informuar paraprakisht partnerët evropianë për këtë zhvillim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco