Biden i kërkon Kongresit të heqë taksën tre mujore për benzinën dhe naftën

Biden i kërkon Kongresit të heqë taksën tre mujore për benzinën dhe naftën

10:48, 23/06/2022
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Joe Biden i ka kërkuar Kongresit që të miratojë një pezullim tre-mujor të taksës federale të karburantit, për të ulur çmimet rekord në pikat e karburantit dhe për të ndihmuar familjet amerikane gjatë verës, raporton Reuters.

Ai u bëri thirrje gjithashtu shteteve individuale që të heqin përkohësisht taksat shtetërore për karburantet, të cilat shpesh janë më të larta se ato federale, dhe do t'u kërkojë prodhuesve më të mëdhenj të naftës të paraqesin ide se si të rinovojnë kapacitetet e rafinimit të naftës në takimin e ardhshëm me Ministrin e Energjisë.

Biden dhe këshilltarët e tij e kanë diskutuar këtë çështje për muaj të tërë në dritën e presionit në rritje për të ndërmarrë veprime dhe për të ulur çmimet rekord të karburantit, të cilat kanë ulur popullaritetin e presidentit dhe kanë ulur shanset e Partisë së tij Demokratike për të mbajtur shumicën në Kongres në nëntor .

Heqja e përkohshme e taksës federale për benzinën prej 18,4 cent për gallon (rreth 3,8 litra) dhe 24,4 për naftën kërkon miratimin e Kongresit, prandaj kërkesa e Bidenit është kryesisht simbolike. Anëtarët e Kongresit nga të dyja partitë kundërshtojnë heqjen e taksave dhe disa demokratë, duke përfshirë kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, kanë frikë se masa do të kishte një ndikim të kufizuar në çmime nëse shumica e kursimeve shkojnë për kompanitë e naftës dhe shitësit me pakicë.

"Vetëm heqja e përkohshme e taksës së karburantit, pa masa të tjera, nuk do të zbusë rritjen e kostove që kemi parë. Në këtë kohë unike, kur lufta në Ukrainë po prek familjet amerikane, Kongresi duhet të bëjë ç'është e mundur për t'i lehtësuar ato“, një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë.

Rafineritë po përpiqen të plotësojnë kërkesën globale për naftë dhe benzinë, duke çuar në rritje të mëtejshme të çmimeve dhe mungesa.

Çmimet mesatare të karburanteve në stacionet e karburantit janë aktualisht afër pesë dollarë për gallon, dhe kërkesa në rritje ka përkuar me një humbje prej rreth një milion fuçi në ditë të kapacitetit të prodhimit. Për tre vitet e fundit, shumë fabrika janë mbyllur pasi kërkesa ka rënë në kulmin e pandemisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco