Izraeli po ndërton një mur nëntë metra të lartë në Bregun Perëndimor

Izraeli po ndërton një mur nëntë metra të lartë në Bregun Perëndimor

10:13, 23/06/2022
A+ Aa A-

Izraeli ka nisur ndërtimin e një muri betoni nëntë metra të lartë dhe 45 kilometra të gjatë në Bregun Perëndimor, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Izraelit në Twitter.

“Administrata Kufitare e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Komanda Qendrore e Forcave të Mbrojtjes izraelite (IDF) kanë filluar ndërtimin e një pengese sigurie në kufirin në veri të Samarisë në Bregun Perëndimor. Barriera do të shtrihet nga fshati Salem deri në fshatin Bat Hefer”, thuhet në deklaratë.

Ministria thekson se barriera prej betoni do të zëvendësojë gardhin e sigurisë që është ndërtuar rreth 20 vite më parë.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Ganz pretendon se muri i ri është i nevojshëm për të garantuar sigurinë e civilëve izraelitë.

Qeveria izraelite miratoi projektin, me vlerë rreth 110 milionë dollarë, në prill, për shkak të një sërë sulmesh terroriste ndaj qytetarëve izraelitë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco