Ministrja franceze akuzohet për përdhunimin e dy grave

Ministrja franceze akuzohet për përdhunimin e dy grave

20:23, 22/06/2022
A+ Aa A-

Ministrja e sapoemëruar në qeverinë e re të presidentit francez Emmanuel Macron është nën hetim për përdhunim.

Zyra e prokurorit publik të Parisit tha të mërkurën se kishte hapur një hetim mbi akuzat për përdhunim kundër ministres franceze të Shtetit për Zhvillim dhe Frankofoninë, Chrysoula Zacharopoulou, pasi ishin pranuar dy ankesa.

Ankesa e parë për përdhunim u bë më 25 maj, e cila çoi në hapjen e hetimeve më 27 maj. Një kallëzim i dytë u bë më 16 qershor, tha prokuroria.

Zacharopoulou ka punuar më parë si gjinekologe përpara se të kalonte në politikë. Mediat franceze më herët raportuan se ankesat ishin të lidhura me aktivitetin e saj profesional.

Një tjetër ministër i sapoemëruar, Damien Abad, Ministër për Solidaritetin dhe Personat me Aftësi të Kufizuara, tashmë po përballet me akuzat për përdhunim të bëra nga dy gra.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco