FOTO/ Pamje e tmerrshme nga tërmeti që vrau mbi 1 mijë persona

FOTO/ Pamje e tmerrshme nga tërmeti që vrau mbi 1 mijë persona

17:59, 22/06/2022
A+ Aa A-

Afganistani është pushtuar nga rrënimi dhe vdekjet pas tërmeti të fuqishëm, me magnitudë 6,1 i rihter së mërkurës.

Numri i viktimave është rritur ndjeshëm, duke kaluar mbi një mijë, ndërsa talebanët njoftuan se më shumë se 1500 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga lëkundjet sizmike.

Imazhet e publikuara nga mediat shfaqin ndërtesa të shumta të shkatërruara në provincën lindore Paktika, ku ekipet e shpëtimit po kërkojnë për njerëz nën rrënoja dhe po trajtojnë të plagosurit.

Në zonat e thella, janë përdorur helikopterë për të dërguar të lënduarit në spitale. Lideri i talebanëve, Habitullah Akunzada tha se qindra shtëpi janë shkatërruar dhe paralajmëroi se bilanci i viktimave mund të rritet. Tërmeti i fuqishëm ra në orët e vona të mbrëmjes të së martës, kur shumica e popullatës ishte në gjumë.

Lëkundjet sizmike janë ndjerë në një rreze prej 500 kilometrash, edhe në Pakistan dhe Indi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco