Qëllohet me armë, koloneli që mbante çantën e kodeve bërthamore të Putin

Qëllohet me armë, koloneli që mbante çantën e kodeve bërthamore të Putin

16:43, 22/06/2022
A+ Aa A-

Koloneli misterioz që tërë kohën mbante çantën e presidentit rus Vladimir Putin brenda të cilët gjenden kodet e armëve bërthamore, është qëlluar me armë në shtëpinë e tij në afërsi të Moskës, shkruan Mirror.

Vadim Zimin, 53-vjeç, është gjetur me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit në kuzhinën e shtëpisë së tij në Krasnogorsk në rajonin e Moskës.

Ai është në gjendje kritike për jetën dhe është i shtruar në repartin e kujdesit intensiv. Për opinionin ai njihet si burri misterioz apo koloneli rus, që barte vazhdimisht çantën e presidentit rus që ka kodet për lëshimin e armëve bërthamore.

Koloneli në pension i Shërbimit Sekret rus i njohur si FSB, ka qenë i angazhuar ekskluzivisht për bartjen e çantës së Putinit që gjithmonë qëndronte pranë liderit rus.

Këtë detyrë e kishte kryer edhe në kohën e ish-presidentit rus Boris Jelcin. Karrierën më pas e vazhdoi në Shërbimin Sekret, ku me ardhjen e Putinit në pushtet u rikthye me gradën e kolonelit që do të ruante çantën e kodeve të armëve bërthamore.

Në kohën e sulmit, gruaja e tij, punonjëse mjekësore nuk ishte në shtëpi, pasi shëronte ushtarët e plagosur të Putinit në luftën që po zhvillohet në Ukrainë.

Ai akuzohej për mitmarrje pasi së fundmi kishte kaluar në shërbimin doganor, kurse për shkak të këtij veprimi ishte në arrest shtëpiak në momentin kur u sulmua.

Ishte pikërisht vëllai i tij që në ato momente gjendej në tualet, që e gjeti të plagosur. Në vendin ku është kryer sulmi është gjetur një revole e modelit Izh 79-9TM që duket se është përdorur për këtë sulm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco