VIDEO/ Sulmi brutal ndaj grave, shokon Kinën

15:47, 22/06/2022
A+ Aa A-

Një zv.drejtor policie është pushuar nga puna për shkak të përgjigjes së ngadaltë ndaj një sulmi brutal që një grup burrash bënë ndaj disa grave, në një restorant në Kinë. Agresioni shokues, që ka ndodhur në 10 qershor në Tangshan, ka bërë bujë në të gjithë Kinën, aq sa policia u detyrua që të hapte dhe një hetim brenda vetes.

Përfundimi i hetimit tregoi se reagimi i policisë ndaj sulmit që zgjati gati 5 minuta, ishte ‘i ngadaltë dhe i papërshtatshëm’. Polici i parë kishte ardhur në vendngjarje plot 28 minuta pas marrjes së telefonatës, kohë në të cilën ishin larguar agresorët dhe gratë që u rrahën brutalisht.

9 të dyshuar janë arrestuar dy ditë pas ngjarjes, ndërkohë që nga 4 gratë e dhunuara, dy janë ende në spital, 11 ditë më vonë.

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar gjithçka dhe tregojnë se si një burrë i afrohet tavolinës së 3 grave. Pasi njëra prej tyre nuk pranon që ai t’i vërë dorën në qafë, burri e godet në fytyrë me grusht. Në këtë moment nis përleshja brutale, me disa burra dhe gra që godasin njëri-tjetrin me shishe birre në kokë, ndërsa njëri prej burrave godet dhe me karrige njërën prej grave.

Sherri vazhdon jashtë restorantit, ku burri që nisi sherrin godet me shkelma në kokë dy gra. Goditjet në kokë ndaj njërës prej grave vazhdojnë pa rreshtur, ndërkohë që një burrë dëgjohet të thotë: ‘Ta vrasim’.

Videoja është bërë virale dhe prej shumë ditësh në Kinë flitet vetëm për dhunën gjinore dhe të drejtat e grave, ndërkohë që dhunuesit po cilësohen nëpër rrjetet sociale vetëm me fjalën ‘kafshë’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco