Athina vendos 'alarmin e nxehtësisë: Mesazh qytetarëve për kushtet ekstreme të motit

Athina vendos 'alarmin e nxehtësisë: Mesazh qytetarëve për kushtet ekstreme të motit

14:44, 22/06/2022
A+ Aa A-

Bashkia e Athinës çeli një shërbim mesazhesh që do të japë informacion të menjëhershëm për kushtet e motit që mbizotërojnë në Athinë gjatë periudhës së verës, si dhe për masat që duhen marrë për mbrojtjen e njerëzve.

Sistemi “heat alert” i klasifikon valët e të nxehtit në katër kategori dhe informon qytetarët që të mbrohen në mënyrë efektive nga moti ekstrem.

Kategorizimi bazohet në një algoritëm për parashikimin e efekteve në shëndetin e banorëve të Athinës gjatë ditëve me temperatura të larta.

Algoritmi u zhvillua posaçërisht për kryeqytetin grek, nëpërmjet korrelacionit të të dhënave historike të motit për një periudhë prej dy dekadash, dhe të dhënave të vdekshmërisë.

Kategoritë janë si më poshtë:

Kategoria 0: Temperaturat e larta: Rrezik për shëndetin e njerëzve në nevojë

Kategoria 1: Temperaturat shumë të larta: Ndiqni udhëzimet dhe shmangni ekspozimin e zgjatur ndaj nxehtësisë – Informoni njerëzit e cenueshëm

Kategoria 2: Temperaturat shumë të larta: Rrezik për shëndetin – Merrni masa paraprake – Përgatituni për të ndihmuar njerëzit e cenueshëm

Kategoria 3: Temperaturat ekstreme: Rrezik i rëndësishëm për shëndetin – Merrni masat paraprake maksimale

Të dhënat klimatike për Athinën janë marrë nga grupi i të dhënave ndërkombëtare ERA5, ndërsa të dhënat e vdekshmërisë janë siguruar nga Autoriteti Statistikor Helen (ELSTAT).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco