Franca: Ukraina nuk do të marrë leje ‘VIP’ për t’u anëtarësuar në BE

Franca: Ukraina nuk do të marrë leje ‘VIP’ për t’u anëtarësuar në BE

13:58, 22/06/2022
A+ Aa A-

Franca është shprehur se kalimi i Ukrainës për t’u bashkuar me Bashkimin Europian mund të marrë vite për t’u përfunduar, duke përsëritur kështu dhe njëherë qëndrimin e saj se vendi nuk do të hyjë me shpejtësi në bllok, pavarësisht mbështetjes së gjërë midis liderëve.

“Ukraina do të duhet të respektojë rregullat strikte si çdo aplikant’ është shprehur ministri francez i deleguar për Europën Clement Beaune në një interviste për radion franceze Europa 1.

“Nuk ka asnjë procedurë të përshpejtuar, nuk ka leje 'Mbreti'’ është shprehur Beanue.

''Duhet të mbarojë fillimisht luftën, të rindërtojë vendin, të plotësojë të gjitha kërkesat demokratike dhe ekonomike. Kjo do të marrë kohë. Por ne po japim këtë sinjal hapjeje’’ shtoi Beaune.

Udhëheqësit e BE-së do të mblidhen të enjten dhe të premten për të diskutuar nëse do t’i japin apo jo statusin e kandidaturës në BE, Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

Duke folur në Bruksel, presidentja e saj Ursula von der Leyen tha se Komisioni rekomandon "që Ukrainës t'i jepet statusi i kandidatit. Kjo është sigurisht duke kuptuar se vendi do të kryejë një sërë reformash të mëtejshme."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco