Gjykata franceze vendos të ndalohet veshja me ‘burkini’ në pishinat publike

Gjykata franceze vendos të ndalohet veshja me ‘burkini’ në pishinat publike

13:42, 22/06/2022
A+ Aa A-

Gjykata më e lartë administrative e Francës ka lënë në fuqi një ndalim mbarëkombëtar për mbajtjen  e kostumeve të notit "burkini" në pishinat publike.

Autoritetet në Grenoble e kishin kundërshtuar ndalimin e rrobave të banjës me trup të plotë, të cilat zakonisht vishen nga disa gra muslimane sipas besimit të tyre.

Këshilli bashkiak i qytetit ndezi polemika mbarëkombëtare në maj, kur i zbuti rregullat e tij për rrobat e banjës që lejohen në pishinat publike.

Por Conseil d'Etat i Francës tha të martën se lejimi i kostumeve burkini do të “minonte parimin e neutralitetit të shërbimeve publike".

Kryetari i bashkisë së Grenoble Eric Piolle ka argumentuar se njerëzit që përdorin shërbimet publike, si pishinat, duhet të lejohen të vishen si të duan.

Por kundërshtarët thanë se politika shkelte vlerën kryesore laike të Francës që feja nuk mund të përdoret për të ndikuar vendimet ose politikat.

Gjyqtarët në Conseil d'Etat vendosën në favor të prefekturës Isere dhe konfirmuan se rregulloret e reja të rrobave të banjës në Grenoble kishin për qëllim thjesht "të kënaqnin një kërkesë fetare".

"Përjashtimi shumë specifik i bërë ...ka të ngjarë të ndikojë në funksionimin e duhur të shërbimit publik dhe trajtimin e barabartë të përdoruesve," tha gjykata.

Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin shkroi në Tëitter se vendimi ishte "një fitore për ligjin e separatizmit, për sekularizmin dhe më gjerë, për të gjithë Republikën".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco