Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Anglia përgatit ligjin që injoron vendimet e Evropës mbi dëbimin e emigrantëve në Ruanda

Anglia përgatit ligjin që injoron vendimet e Evropës mbi dëbimin e emigrantëve në Ruanda

13:05, 22/06/2022
A+ Aa A-

Qeveria britanike shpalos një ligj të ri para parlamentit të mërkurën, që do ta lejojë atë të injorojë vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), pasi gjykata i bllokoi dëbimet e emigrantëve për në Ruandë javën e kaluar.

Një Ligji i ri i të Drejtave në Mbretërinë e Bashkuar do të bëjë të qartë se Gjykata e Lartë e Britanisë, e cila i kishte lejuar fluturimet në Ruandë, ka epërsi ligjore dhe vendimet e Gjykatës Evropiane nuk duhet gjithmonë të zbatohen nga gjykatat britanike.

Gjykata me bazë në Strasburg, e cila nuk ka asnjë lidhje me Bashkimin Evropian, ndaloi një avion të  posaçëm pak para se të nisej nga një bazë ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar më 14 qershor.

Ajo vendosi që gjyqësori i Mbretërisë së Bashkuar duhet të kryejë një shqyrtim të detajuar – që pritet në korrik – të skemës për të lejuar deportimin aq të debatuar për në Ruandë të emigrantëve që mbërrijnë në vend ilegalisht.

Ligji i të Drejtave të Mbretërisë së Bashkuar do të zëvendësonte Aktin e të Drejtave të Njeriut, i cili përfshin Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në ligjin e Mbretërisë së Bashkuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco