Droni kamikaz ukrainas godet rafinerinë kryesore të naftës në Rusi

Droni kamikaz ukrainas godet rafinerinë kryesore të naftës në Rusi

11:57, 22/06/2022
A+ Aa A-

Një dron kamikaz ka goditur sot rafinerinë më të madhe të naftës brenda territorit rus duke shkaktuar një shprëthim të madh zjarri.

Pamjet tregojnë mjetin ajror pa pilot duke fluturuar në një lartësi të ulët drejt rafinerisë së naftës Novoshakhtinsk në rajonin e Rostovit, i cili kufizohet me Ukrainën.

Videoja më pas tregon dronin që godet rafinerinë e naftës, duke shkaktuar një shpërthim masiv i cili u dëgjua dhjetë milje larg.

Flakët përfshinë ndërtesën dhe tymi i zi përfshiu objektet kryesore strategjike, të vendosura rreth katër milje nga shteti kukull pro-Putnit, Republika Popullore e Luhanskut në Ukrainë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë zjarrfikësit që po luftojnë për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa shtëllungat e tymit të zi përhapen në ajër.

Mbrojtjet ajrore ruse nuk arritën të kapnin dronin në hyrje, fillimisht u raportua se ishte Bayraktar i prodhimit turk, por më vonë u tha se ishte një UAV ukrainas PD-1 ose PD-2.

Disa raporte shprehen se në aksion morën pjesë dy dronë, ai që shkaktoi shpërthimin ndësa tjetri ishte i shtrirë në tokë midis dy rezervyarëve gjigantë të naftës.

Rafineria e Novoshakhtinsk thuhet se është furnizuesi më i madh i naftës në Rusinë jugore.

Ai është në pronësi të Institutit të Kërkimit dhe Dizajnit të Naftës dhe Gazit Peton, nga Ufa, dhe më parë i përkiste kompanive në det të hapur të lidhura me Viktor Medvedchuk, një aleat i ngushtë i Putinit i arrestuar nga autoritetet e Kievit, siç është thënë.

Shërbimi i shtypit i zyrës qendrore rajonale të Ministrisë së Situatave të Emergjencave Ruse e pranoi zjarrin.

Ai pretendoi se nuk kishte asnjë kërcënim për përhapjen e zjarrit.

Raportohet se nuk ka viktima.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco