Reporterët pa Kufij: Gazetari ukrainas dhe ushtari u ekzekutuan me gjakftohtësi nga rusët Fotoreporteri ukrainas Maksim Levin

Reporterët pa Kufij: Gazetari ukrainas dhe ushtari u ekzekutuan me gjakftohtësi nga rusët

12:03, 22/06/2022
A+ Aa A-

Kiev, Ukrainë - Një fotoreporter ukrainas dhe një ushtar që po e shoqëronte kur u vranë në javët e para të pushtimit rus, duket se janë "ekzekutuar me gjakftohtësi" kur po kërkonin në pyjet e pushtuara nga Rusia, dronin e humbur që bënte fotografitë, thanë të mërkurën Reporterët pa Kufi, duke cituar gjetjet e tyre nga një hetim për këto vdekje.

Grupi për lirinë e shtypit tha se u kthye në vendin ku u gjetën trupat e Maks Levin dhe ushtarakut Oleksiy Chernyshov më 1 prill në pyjet në veri të kryeqytetit, Kievit. Grupi tha se numëroi 14 vrima plumbash në pjesën e djegur të makinës së tyre që ndodhej ende në vendngjarje.

Grupi tha se pozicionet ruse, njëra prej tyre ende e bllokuar, u gjetën afër. Gjithashtu u gjetën mbetjet e racioneve ushqimore, paketave të cigareve dhe mbeturinave të tjera të lëna nga ushtarët rusë.

U gjetën gjithashtu edhe disa nga sendet e Levin dhe Chernyshov, përfshirë letrat e identitetit të ushtarit dhe pjesë të jelekut të tij antiplumb si dhe të helmetës së fotografit.

Një ekip ukrainas me detektorë metalikë zbuloi gjithashtu një plumb të varrosur në dheun ku trupi i Levin ishte shtrirë, tha ai. Grupi tha se gjetjet sugjerojnë se "ai ndoshta është vrarë me një, ndoshta me dy plumba të shkrepur nga afër, kur ai ishte tashmë në tokë".

Një bidon benzine ​​u gjet gjithashtu afër vendit ku u gjet trupi i djegur i Chernyshov, shtoi ai.

Reporterët pa Kufij thanë se gjetjet e tij "tregojnë se dy burrat pa dyshim u ekzekutuan me gjakftohtësi".

Levin dhe Chernyshov u dëgjuan për herë të fundit më 13 mars. Një gjurmues GPS në automjetin e tyre dha pozicionin e tyre të fundit, në pyjet në veri të Kievit, tha grupi.

Ai tha se Levin kishte humbur dronin e tij në zonë më 10 mars dhe nuk kishte qenë në gjendje të merrte prapë atë sepse ishte nën zjarrin e plumbave rusë. Dronët janë bërë një mjet i zakonshëm për fotoreporterët për të marrë foto dhe video nga ajri.

Reporterët pa Kufij thanë se Levin me raste e kishte ndarë informacionin e mbledhur nga droni i tij, duke përfshirë dhe pozicionet ruse, me forcat ukrainase.

“Por përdorimi i dronit të tij ishte para së gjithash një orvajtje gazetareske, e konfirmuar nga rrethimi i tij dhe e treguar nga imazhet e shitura në media që nga fillimi i pushtimit rus”, thuhet në deklaratë.

Grupi spekuloi se Levin mund të ketë qenë duke kërkuari për droninj kur ai dhe Chernyshov u vranë.

Grupi tha se u dorëzoi hetuesve ukrainas provat që kishte mbledhur dhe dhjetëra foto.

Grupi tha se nuk ishte në gjendje të konfirmonte nëse trupave të burrave u ishte bërë  autopsi – një hap që e quajti thelbësor për hetimin e vdekjeve të tyre.

Ai gjithashtu u bëri thirrje agjencive të mbrojtjes dhe shërbimit sekret ukrainas që t'u ofrojnë hetuesve çfarëdo informacioni që ata kanë për njësitë ruse që kishin pushtuar zonën gjatë sulmit të dështuar të Kievit në fazat fillestare të luftës katërmujore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco