Udhëheqësi separatist në Donetsk kërkon referendum për bashkimin me Rusinë

Udhëheqësi separatist në Donetsk kërkon referendum për bashkimin me Rusinë

13:17, 16/06/2022
A+ Aa A-

Udhëheqësi i mbështetur nga Rusia i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut (DPR) thotë se dëshiron të shohë një "referendum" të mbajtur për rajonin e tij për t'u bashkuar me Rusinë, raporton CNN.

“Vendimi për një referendum për bashkimin e DPR me Rusinë do të merret pasi të përfundojë operacioni special ushtarak”, tha Denis Pushilin për median shtetërore ruse RIA Novosti. Ai tha se shpreson se lufta do të përfundon "deri në fund të vitit".

"Ukraina si shtet thjesht mund të mos ekzistojë në të ardhmen e parashikueshme," tha ai.

Rusia e njohu DPR-në si një shtet të pavarur pak para pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

Luftëtarët e DPR, tha Pushilin, nuk do të ndalen në kufijtë e Donetskut, pjesë të mëdha të të cilit ende kontrollohen nga forcat ukrainase.

"Furnizimet e Perëndimit me armë të reja në Ukrainë po i detyrojnë trupat e DPR të mos ndalen në kufijtë e Republikës së Donetsk," tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco