Tërmet i fuqishëm në provincën kineze të Sichuan

Tërmet i fuqishëm në provincën kineze të Sichuan

15:50, 01/06/2022
A+ Aa A-

Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi provincën jugperëndimore kineze të Sichuan. Autoritetet thanë se trafiku hekurudhor u pezullua pjesërisht dhe disa shtëpi u dëmtuan.Tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Tërmeti goditi rreth 110 kilometra nga Chengdu, kryeqyteti i provincës, dhe epiqendra ishte në një thellësi prej 17 kilometrash.

Shërbimi lokal i zjarrfikësve njoftoi se 1,400 shpëtimtarë po shkonin drejt zonës së tërmetit.

Tërmeti më vdekjeprurës në Kinë në vitet e fundit ndodhi në Sichuan në vitin 2008, dhe magnituda ishte 7.9 ballë. Më pak se 90,000 njerëz vdiqën atëherë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco