Provinca kanadeze do të tolerojë përkohësisht sasi të vogla droge për të rriturit

Provinca kanadeze do të tolerojë përkohësisht sasi të vogla droge për të rriturit

15:17, 01/06/2022
A+ Aa A-

Kanadaja ka njoftuar se do të dekriminalizojë përkohësisht sasi të vogla droge në provincën e Kolumbisë Britanike, raportoi BBC.

Periudha e provës së dekriminalizimit do të zgjasë tre vjet dhe po zhvillohet për herë të parë në Kanada.

Të rriturit do të lejohen të posedojnë gjithsej 2.5 gram opioid, kokainë, metamfetamin dhe ekstazi.

Këto substanca do të vazhdojnë të jenë të paligjshme, por të rriturit që gjenden nga policia nuk do të arrestohen apo akuzohen dhe droga nuk do të konfiskohet. Në vend të kësaj, atyre do t'u sigurohet informacion për shërbimet shëndetësore dhe sociale të disponueshme.

British Columbia paraqiti kërkesën "për të hequr shenjën e turpit për shkak të së cilës njerëzit shpesh nuk kërkojnë ndihmë".

"Ne po e bëjmë këtë për të shpëtuar jetë, por edhe për t'u dhënë njerëzve që përdorin drogë dinjitet dhe zgjedhje," tha Carolyn Bennett, Ministrja Federale Kanadeze për Shëndetin Mendor dhe Varësinë.

Kryetari i bashkisë së Vankuverit Kennedy Stewart tha se vendimi ishte një "rishikim thelbësor i politikës së drogës, e cila favorizon kujdesin shëndetësor në vend të prangave".

Programi do të zgjasë nga 2023 deri në 2026. Shkollat ​​fillore dhe të mesme, objektet e kujdesit për fëmijët, aeroportet dhe anëtarët e Ushtrisë Kanadeze do të përjashtohen prej tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco