Shanghai heq masat e rrepta të karantinës pas dy muajsh

Shanghai heq masat e rrepta të karantinës pas dy muajsh

14:23, 01/06/2022
A+ Aa A-

Shumica e masave të rrepta të izolimit në Shangai u hoqën pas dy muajsh.

Në qytetin port jugor të Kinës, ku jetojnë 26 milionë njerëz, masat e izolimit janë hequr dhe kompanitë kanë nisur punën.

Gjithashtu është rifilluar transporti publik dhe privat, por ende me disa kufizime.

Vetëm 15 infeksione të reja me koronavirus u raportuan në Shangai, qendra ekonomike dhe financiare e Kinës, të martën. Ky është numri më i ulët i rasteve në tre muajt e fundit.

Në kulmin e valës së fundit të infeksioneve me Covid në muajin prill, u raportuan rreth 27,000 raste brenda një dite.

Në të gjithë vendin, Kina regjistroi 68 raste, 46 prej të cilave ishin asimptomatike.

Ndërsa pjesa tjetër e botës po përpiqet kryesisht të vazhdojë të jetojë me COVID-19, Kina vazhdon me një strategji të tolerancës zero ndaj Kovid.

Shfaqja e variantit omicron në Kinë në mars shkaktoi përhapjen më të madhe të virusit që nga fillimi i pandemisë dy vjet më parë.

Shkencëtarët kinezë kanë paralajmëruar se një lehtësim i plotë i masave pandemike në vend mund të çojë në 1.5 milionë vdekje në një periudhë gjashtëmujore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco