Papa bën thirrje t'i jepet fund bllokadës së eksportit të grurit ukrainas

Papa bën thirrje t'i jepet fund bllokadës së eksportit të grurit ukrainas

11:17, 01/06/2022
A+ Aa A-

"Ju lutem, mos përdorni grurin, një ushqim bazë, si armë lufte!"

Papa Françesku shprehu shqetësimin e madh për mungesën e grurit në mbarë botën për shkak të luftës në Ukrainë, në përfundim të Audiencës së Përgjithshme që mbajti të mërkurën.  Ai  bëri thirrje që "të bëhet çdo përpjekje" për të "garantuar të drejtën universale për ushqim".

"Shqetësim i madh," u shpreh Papa, "është bllokimi i eksporteve të drithit nga Ukraina, nga i cili varet jeta e miliona njerëzve, veçanërisht e vendeve më të varfra. Bëj thirrje me forcë që të bëhet çdo përpjekje për të zgjidhur këtë çështje dhe për të garantuar të drejtën universale të njeriut për ushqim. Ju lutemi mos përdorni grurin, një ushqim bazë, si armë lufte!"

Ati i Shenjtë i dënoi këto mungesa të shkaktuara dhe përkeqësimin e situatës që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco