Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Uragani Agatha shkatërroi Meksikën jugore, dhjetë të vdekur

Uragani Agatha shkatërroi Meksikën jugore, dhjetë të vdekur

11:10, 01/06/2022
A+ Aa A-

Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 20 janë të zhdukur si pasojë e uraganit Agatha, i cili goditi shtetin meksikan të Oaxaca.

Guvernatori i Oaxaca-s, Alejandro Murat tha se lumenjtë u vërshuan si pasojë e uraganeve dhe rrëshqitjeve të dheut.

"Fatkeqësisht, dhjetë persona u vranë dhe 20 u zhdukën”, tha Murat.

Mbrojtja Civile e Oaxaca-s deklaroi se dëme të mëdha materiale u shkaktuan veçanërisht në rajonin e Sierra Sur pas kalimit të uraganit.

Ata thanë se numri i të vdekurve mund të rritet.

Uragani, i cili lëvizte me një shpejtësi prej 140 deri në 170 kilometra në orë nga bregu i Oaxaca, krijoi valë gjashtë deri në tetë metra të larta.

Koordinimi Kombëtar i Mbrojtjes Civile (CNPC) tha se më shumë se 70,000 njerëz në shtetet e Oaxaca dhe Veracruz u prekën nga uragani.

Qeveria meksikane ka njoftuar se një alarm portokalli është në fuqi në 294 qytete në shtetet Oaxaca dhe Chiapas në jug të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco