Joe Biden: ne nuk do të përpiqemi të rrëzojmë Putinin

Joe Biden: ne nuk do të përpiqemi të rrëzojmë Putinin

10:37, 01/06/2022
A+ Aa A-

Presidenti Joe Biden bëri njoftimin për dërgimin në Ukrainë të sistemeve të raketave me rreze më të gjatë veprimi në një ese të botuar në New York Times.

Por përveç armëve, presidenti preku edhe çështje të tjera kyçe në konflikt. 

Ai deklaroi hapur, për shembull, se SHBA nuk do të kërkonte të largonte Vladimir Putin nga pushteti. 

Ai shkroi:

 ''Sado që nuk pajtohem me zotin Putin, Shtetet e Bashkuara nuk do të përpiqen të sjellin rrëzimin e tij. Për sa kohë që Shtetet e Bashkuara ose aleatët tanë nuk sulmohen, ne nuk do të përfshihemi drejtpërdrejt në këtë konflikt

Biden shtoi më pas se SHBA nuk do të kërkonte të zgjaste konfliktin vetëm për t'i shkaktuar dhimbje Rusisë.

 Ai gjithashtu theksoi se SHBA-ja nuk dëshironte luftë ndërmjet NATO-s dhe Rusisë dhe kërkoi të siguronte Moskën se nuk do ta inkurajonte Ukrainën të sulmonte jashtë territorit të saj.

Komenti i tij për largimin e Putinit nga pushteti duket se sqaron komentet e mëparshme, të pashkruara, që ai bëri gjatë një fjalimi në Poloni në mars. 

Në fund të atij fjalimi, Biden tha për presidentin rus:

Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet

Analistët sugjeruan se ky koment rrezikonte përshkallëzimin e luftës. 

Një zëdhënës i qeverisë ruse e përshkroi atë si "të habitshme" dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë u përpoqën shpejt të tërhiqeshin ndaj deklaratave të Bidenit.

“Qëndrimi i presidentit ishte se Putini nuk mund të lejohet të ushtrojë pushtet mbi fqinjët e tij apo rajonin”, tha një zyrtar i administratës Biden menjëherë më pas.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco