Raketat që do të dërgojë SHBA në Ukrainë pritet të ndryshojnë lojën

Raketat që do të dërgojë SHBA në Ukrainë pritet të ndryshojnë lojën

10:36, 01/06/2022
A+ Aa A-

SHBA pritet të dërgojë në Ukrainë sistemet e hedhjes së raketave me rreze të gjatë. Presidenti Joe Biden tha se këto armë do e forcojnë pozicionin e Kievit në tavolinën e negociatave dhe do të nxisin një zgjidhje diplomatike. SHBA kishte hezituar të dërgonte këto armë në Ukrainë, kurse Moska ka reaguar me zemërim

Nga Joe Inwood, BBC

Për të kuptuar rëndësinë e këtyre sistemeve, ne duhet të kuptojmë mënyrën se si po zhvillohet kjo luftë.

Tani kjo është një betejë artilerie. Në pjesën më të madhe, mënyra se si po funksionojnë rusët është përmes shpërthimeve. Ata gjuajnë breshëri të mëdha artilerie me obus dhe sisteme të tjera raketore.

Për momentin, rusët kanë pasur një avantazh në këtë drejtim; ata kanë më shumë sisteme raketore, kanë më shumë municion dhe kanë linja më të mira furnizimi në zonat ku po zhvillohen këto beteja.

Ideja është se amerikanët do t’i ofrojnë ushtrisë ukrainase sisteme raketash që e ndryshojnë lojën, të cilat kanë dyfishin e rrezeve të sistemeve ruse dhe janë shumë më të sakta.

Ndërsa sistemet ruse drejtohen me dorë- me trajektore dhe përllogaritje- këta përdorin drejtim me GPS.

Nëse ukrainasit mund t’i çojnë ato në vijën e frontit, kjo do i lejojë ata që të shkatërrojnë artilerinë ruse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ai01/06/2022 14:25

Duhet te azhornoheni, Biden ka refuzuar ti dergoje..... Deklaraten zyrtare mund ta gjeni ne faqen e DOD dhe WTH, jeni faqe KOMUNISTASH si saliu. Bolll se e keni dhjere me lajmet e situates, ftillohuni se po i beni demin me te madh shokut sali........

Daj Jaku01/06/2022 14:02

Po kur pra? Kur ti dalë gjumi Bidesë apo kur të shërohet nga Alzheimer? Çdo ditë shkaktohen qindra viktima të pafajshme, civilë, fëmijë, gra burra e pleq.

Shto koment

Denonco