Lajmi i fundit

EMRAT/ Asgjësohen rreth 24 mijë bimë kanabis në Velipojë, shpallen në kërkim tre vëllezër

Qeveria zvicerane i ndalon Danimarkës dërgimin e automjeteve të saj drejt Ukrainës

Qeveria zvicerane i ndalon Danimarkës dërgimin e automjeteve të saj drejt Ukrainës

10:25, 01/06/2022
A+ Aa A-

Qeveria e Zvicrës ka vënë veton ndaj kërkesës së Danimarkës për të dërguar transportues të blinduar të personelit të prodhimit zviceran në Ukrainë, njoftoi sot transmetuesi zviceran SRF.

Sekretariati i Shtetit për Çështjet Ekonomike (SECO) hodhi poshtë ofertën e Danimarkës për të ofruar rreth 20 automjete luftarake këmbësorie Piranha III për Ukrainën në mes të luftës së saj me Rusinë duke përmendur politikën e saj të neutralitetit për të mos furnizuar me armë zonat e konfliktit.

Zvicra kërkon që vendet e huaja që blejnë armë zvicerane të kërkojnë leje për t'i rieksportuar ato. 

Në prill, ajo vuri veton ndaj rieksportit të municioneve të prodhimit zviceran të përdorur në tanket kundërajrore që Gjermania po dërgonte në Ukrainë. 

Ajo ka refuzuar gjithashtu kërkesën e Polonisë për armë për të ndihmuar Ukrainën fqinje. 

Megjithatë, në një lëvizje të paprecedentë në fillim të këtij viti, Zvicra braktisi pozicionin e saj historikisht neutral në çështjet e jashtme dhe ra dakord të vendosë sanksione kundër Rusisë.

Përveç miratimit të masave në mbarë BE-në,Zvicra sanksionoi edhe kryeministrin rus Mikhail Mishustin dhe një "numër individësh që kanë lidhje me Zvicrën dhe janë të afërt me presidentin rus".

Një marrëveshje vizash me s Zvicrws dhe Rusisw e vitit 2009 gjithashtu u anulua. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco