Me përjashtim të Vjenës, edhe Austria e heq sot detyrimin për maskat

Me përjashtim të Vjenës, edhe Austria e heq sot detyrimin për maskat

10:16, 01/06/2022
A+ Aa A-

Nga 1 qershori, Austria do ta heqë detyrimin për mbartjen e maskave në transportin publik. Por, përjashtim do të bëj kryeqendra austriake, Vjena. Ajo do të vazhdojë ta zbatojë rregulloren e bartjes së maskave në transportin publik dhe në disa qendra tregtare

Qeveria austriake ka njoftuar se nga data 1 qershor (e mërkurë) detyrimi për mbajtjen e maskave në Austri nuk do të jetë i nevojshëm. Kjo rregullore do të zbatohet fillimisht për tre muaj, për të shpresuar që të vazhdojë edhe më tutje, në rast se nuk kthehet në vjeshtë ndonjë valë e re e pandemisë, shkruan albinfo.at.

Si do të veprojë Vjena?

Megjithatë, kundër kësaj rregulloreje ka dalë Bashkia e Vjenës. Kryetari i saj, Michael Ludwig, ka deklaruar se Vjena do të vazhdojë të zbatojë mbajtjen e maskave në transportin publik dhe në disa qendra tregtare. Kështu që,  bie fjala, kushdo që udhëton nga St.Pölten për në Vjenë, nuk do ta këtë të nevojshme mbarjten e maskës deri në kufi të Vjenës (Stadtgrenze), por pastaj, nga Hadersdorf Weidlingau e ka të detyrueshme ta vendosë.

Kjo për shkak se përhapja e koronës në Vjenë është ende në alamin e verdhë.

Në qendrat tregtare dhe supermarkete në gjithë Austrinë nuk do të jetë e nevojshme mbajtja e maskës. Maska FFP2 do të vazhdohet të mbartet në spitale dhe shtëpi të moshuarve. Ndërsa në Vjenë, maska do të jetë e nevojshme të bartet edhe në farmaci. Por, një situatë interesante do të jetë në disa qendra tregtare në Vjenë.

Nëse në një qendër tregtare përveç lokaleve të tjera, ka edhe farmaci, atëherë duhet të vendoset maska, në rast se qendra tregtare nuk posedon farmaci, maska nuk është e nevojshme, raporton albinfo.at.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco