Nga sot, 1 qershor, nuk ka më green pass për të hyrë në Itali

Nga sot, 1 qershor, nuk ka më green pass për të hyrë në Itali

09:56, 01/06/2022
A+ Aa A-

Prej sot 1 qershor 2022, hiqet detyrimi i certifikatës bazë shëndetësore, që përfshin testin anti covid ose vaksinë, për çdo turist nga çdo vend i botës që dëshiron të vizitojë Italinë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza, i cili ka deklaruar se nuk do të rinovoj më, afatin e detyrimit të prezantimit të Green Pass-it për turistët, i cili ka skaduar më 31 maj 2022.

Lehtësimet e para për turistët që mbërrijnë në Itali, në këtë sezon të ri turistik, u aprovuan në fund të muajit prill, kur qeveria italiane vendosi të eleminojë detyrimin e prezantimit të formularit PFL Passenger Locator Form, në pikar kufitare të hyrjes në territorin kombëtar.

Ndër masat e tjera lehtësuese anti-Covid, Italia ka parashikuar heqjen e maskës shëndetësore në ambjente të mbyllura si kinema, teatro, salla koncertesh e pallate sporti, pas datës 25 qershor. 

Maska do të vazhdoj të jetë e detyrueshme në strukturat mjekësore si dhe në mjetet e transportit në udhëtim të gjatë.

Detyrimi i prezantimit të Green Pass-it për turistët, vazhdon të jetë në fuqi në disa vemde të Bashkimit Europian si Gjermani, Francë, Spabjë, Portugali.

Vendimi i ri qeverisë italiane synon të ndihmoj sektorin e turizmit, i cili ëdhtë më i godituri nga pandemia mbi dy vjeçare.

Ministri i turizmit Massimo Garavaglia ka komentuar se ky vendim “është mjaft pozitiv e i përshtatshëm në këtë moment, pasi i jep mundësi operatorëve turistikë të jenë në kompeticion të drejtë me vendet e tjera europiane, si dhe do jetë një stimul më shumë për turistët që duan të vizitojnë Italinë”.

Sipas parashkimeve demoskopike gjatë sezonit turistik 2022, do të jenë mbi 92 milionë turistë të huaj që do të zgjedhin Italinë si destinacion turistik, e me një rritje prej 43% në krahasim me 2020 e 35% më shumë ndaj sezonit turistik të 2021./oranews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco