Makabre/ Dadoja hedh fëmijën 13 muajsh nga ballkoni

Makabre/ Dadoja hedh fëmijën 13 muajsh nga ballkoni

08:56, 01/06/2022
A+ Aa A-

Një fëmijë 13 muajsh është shtruar në gjendje të rëndë në spitalin Maggiore në Bolonja pas rënies nga kati i dytë i një apartamenti në Soliera, në provincën e Modenës.

Për episodin, karabinierët ndaluan dadon 32-vjeçare, e cila ndodhej në shtëpi me foshnjën. Gruaja është nën hetim për tentativë vrasjeje: sipas hetuesve ka qenë ajo që e ka hedhur fëmijën nga lart.

Fëmija është në gjendje të rëndë për jetën në spital. Ka qenë një fqinj ai që ka kërkuar ndihmë pasi kishte vënë re trupin e vogëlushit të shtrirë përtokë në oborr.

Prindërit që drejtojnë një qendër tregtare kanë qenë në punë në momentin e ngjarjes, ndërsa duket se në shtëpi ka qenë një shërbëtore.

Avokati i dados ka thënë se ajo është konfuze, dhe nuk ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco