Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Forcat ruse kërkojnë të marrin me çdo kusht Severdonetskut sot, godasin një fabrikë me lëndë kimike

Forcat ruse kërkojnë të marrin me çdo kusht Severdonetskut sot, godasin një fabrikë me lëndë kimike

08:38, 01/06/2022
A+ Aa A-

Trupat e Vladimri Putinit po i afrohen gjithmomë e më shumë qytetin ukrainas të Severdonetskut.

Vladimir Putin ka urdhëruar njerëzit e tij të marrin Severodonetsk deri të mërkurën (1 qershor) përpara se të pushtojnë rajonin fqinj të Donetsk deri më 1 korrik, sipas burimeve të Kremlinit.

Dhe nisur nga ky afat forcat ruse kanë ashpërsuar sulmet.

Ata  kanë goditur mbërmë një rezervuar me acid nitrik në një fabrikë kimike, tha guvernatori lokal të martën, i cili iu bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë të fshehur në strehimore.

Acidi nitrik është shumë gërryes dhe mund të shkaktojë irritim të syve dhe lëkurës nëse bie në kontakt me njerëzit. 

Gjithashtu mund të shkaktojë edemë pulmonare të vonuar, pneumoni, bronkit dhe erozion dentar, sipas ekspertëve.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se sulmi ajror i Rusisë në fabrikën kimike ishte "thjesht çmenduri".

Por “nuk është më për t'u habitur për ushtrinë ruse, për komandantët rusë, për ushtarët rusë, çdo çmenduri është absolutisht e pranueshme”, tha Zelensky në fjalimin e mbajtur në orët e vona të natës në Telegram.

Të dyja palët thanë se forcat ruse tani kontrollojnë një të tretën e qytetit.

 Përfaqësuesit separatistë të Rusisë pranuan se pushtimi i qytetit kërkonte më shumë sesa pritej.

Pavarësisht sulmit, u duk se Ukraina e kishte sfiduar edhe një herë Putinin, pasi forcat mbrojtëse ende mbanin rreth gjysmën e qytetit gjatë natës.

Pamjet tronditëse që tregojnë shkatërrimin e Severodonetskut pas sulmeve të forcave të Vladimir Putinit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco