Masakra në shkollën në Teksas/ Dëshmia: E mitura 11 vjeçare u shtir si e vdekur…

Masakra në shkollën në Teksas/ Dëshmia: E mitura 11 vjeçare u shtir si e vdekur…

14:51, 27/05/2022
A+ Aa A-

Familja e nxënëses së klasës së katërt, ka rrëfyer se si e mitura i mbijetoi masakrës në shkollën fillore në Teksas.

Halla se saj ka treguar se mbesa u shtir si e vdekur kur personi i armatosur hyri në klasë e saj.

Sipas saj, 11-vjeçarja Miah Cerrillo është në gjendje të rëndësuar psikologjike dhe ende nuk është në gjendje të tregojë se çfarë ka parë në momentin e të shtënave.

Blanca Rivera tregoi se mësuesja e Miah, RIlma Garcia ishte një nga dy mësueset e vrara, ndërsa shënjestër e autorit ishin e shokët e shoqet e saj të klasës.

“Ajo mori pak gjak dhe e vendosi në trup, duke u shtirur sikur kishte vdekur”, rrëfeu ajo. “Miah pa shoqen e saj të mbuluar me gjak, mori pak nga gjaku i saj dhe e vendosi mbi vete.”

 E mitura gjithashtu mbeti e plagosur gjatë sulmit dhe u dërgua në spital, ndërsa tani ndodhet në shtëpi.

“Vëllai im më tha se vajza kishte copëza plumbash mbi shpinë”, tha Rivera. “Të gjithë po mundohet të ndihmojnë Miah të rikuperohet fizikisht, emocionalisht dhe shpirtërisht. E vetmja gjë që na mbetet të bëjmë është të lutemi dhe t’i kërkojmë Zotit të na ndihmojë të ecim përpara, e di që është traumatizuese,” tha Rivera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco