Tragjedi në det/ Fundoset varka me emigrantë në Tunizi, 76 të zhdukur

Tragjedi në det/ Fundoset varka me emigrantë në Tunizi, 76 të zhdukur

11:32, 25/05/2022
A+ Aa A-

Gjithsej 76 persona rezultojnë të zhdukur pas fundosjes së një varke me emigrantë pranë Tunizisë, tha një zyrtar i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Ndërkohë, 24 persona kanë arritur të shpëtojnë.

Zyrtari i IOM tha se varka, e cila u largua nga brigjet e Libisë, u mbyt në Sfax.

Gjatë muajve të fundit, dhjetëra njerëz janë mbytur në brigjet e Tunizisë, me një rritje të tentativave për kalime nga Tunizia dhe Libia drejt Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco