Kina, manovra ushtarake pranë Tajvanit pas fjalëve të Bidenit

Kina, manovra ushtarake pranë Tajvanit pas fjalëve të Bidenit

11:26, 25/05/2022
A+ Aa A-

Kina ka organizuar patrulla të gatshme për luftim dhe stërvitje të vërteta luftarake në det dhe hapësirën ajrore rreth Tajvanit në përgjigje të aktiviteteve të fshehta të fundit midis Shteteve të Bashkuara dhe Tajvanit.

Zëdhënësi i Komandës Lindore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, Shi Yi, në një deklaratë kritikoi fjalët e presidentit Joe Biden për ndërhyrjen e SHBA-së për të mbrojtur ishullin në rast të një sulmi kinez, duke thënë se "është hipokrite dhe e kotë që SHBA thonë një gjë dhe bëjnë një tjetër për Tajvanin dhe shpesh inkurajojnë forcat e pavarësisë së Tajvanit”.

Komanda Lindore donte të dërgonte "një paralajmërim të ashpër mbi aktivitetet e fundit të fshehta të separatistëve të Tajvanit dhe Shteteve të Bashkuara", shtoi zëdhënësi, sipas të cilit ushtarët "janë të vendosur dhe të aftë të kundërshtojnë çdo ndërhyrje të jashtme dhe përpjekje nga forcat separatiste të pavarësisë së Tajvanit”. Objektivi parësor është “të ruajmë me vendosmëri sovranitetin dhe sigurinë kombëtare, si dhe paqen dhe stabilitetin rajonal”, përfundoi Shi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco