Masakra në SHBA/ Autori i bullizuar i bleu armët për ditëlindjen e 18-të

Masakra në SHBA/ Autori i bullizuar i bleu armët për ditëlindjen e 18-të

10:43, 25/05/2022
A+ Aa A-

Një tjetër masakër në shkolla tronditi Amerikën.

19 nxënës nga mosha 7 deri 11 vjeç dhe dy mësuese u vranë nga një 18-vjeçar i armatosur në Uvalde të Teksasit. Autori i kësaj masakre është Salvador Ramos, i cili u vra po ashtu.

Ai punonte në një fast-food dhe përshkruhej si një fëmijë i vetmuar që ishte bullizuar për buzët e tij dhe faktin që lyente sytë.

Përpara se të kryente masakrën në shkollën fillore ‘Robb’, ai qëlloi gjyshen e tij në shtëpi, pas një debati se përse ai nuk ia kishte dalë të diplomohej.

Policia dhe zyrtarët thanë se Ramos kishte blerë një çift pushkësh për ditëlindjen e tij të 18-të, madje i kishte ekspozuar ato në median sociale.

Pasi zbriti nga makina, i armatosur dhe me jelek antiplumb, ai u fut brenda në shkollë duke qëlluar këdo që i dilte përpara. Një numër personash mbetën të plagosur, por ende nuk dihet me saktësi.

Policët që mbërritën në vendin e ngjarje shkëmbyen zjarr me Ramos, duke e lënë të vdekur.

Një ish-shok klase i Ramos tha se ai ishte tip agresiv. Sipas tij, autori i masakrës ishte bullizuar sepse ishte i varfër. Disa thanë se ai ishte bullizuar për veshjet dhe faktin që lyente sytë. Të tjerë thanë se e tallnin duke i thënë homoseksual.

Presidenti amerikan, Joe Biden, duke iu drejtuar kombit të martën vonë, u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave, duke shtruar pyetjen përse sulmet masive janë kaq të zakonshme në vend dhe duke u bërë thirrje ligjvënësve që të mbështesin ligjet për kontrollin e armëve.

“Jam lodhur nga kjo gjë. Duhet të veprojmë”, tha president Biden, i cili mësoi për ngjarjen ndërsa po kthehej nga një udhëtim në Azi.

Sulmi i së martës ishte më vdekjeprurësi në Teksas që nga sulmi i vitit 2012 në shkollën fillore ‘Sandy Hook’, që la pas 26 të vrarë, 20 prej tyre nxënës shkolle.

ImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco