Ukraina hyn në fazën më aktive të agresionit rus

Ukraina hyn në fazën më aktive të agresionit rus

09:50, 25/05/2022
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, thotë se sulmi i Rusisë në frontin lindor të Ukrainës është “më i madhi” i parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ai i përshkroi sulmet ruse në Donbas si “të pamëshirshme” dhe u bëri thirrje aleatëve perëndimorë të martën që të shpejtojnë dërgesat jetike të armëve, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.

Moska po përpiqet të pushtojë dy provincat lindore të rajonit, Donetsk dhe Luhansk, dhe të bllokojë forcat ukrainase në frontin kryesor lindor.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se Moska synon të pushtojë të gjithë rajonin e Luhanskut.

Lexo po ashtu:
["Kurrë nuk kam qenë kaq i turpëruar": Diplomati rus në OKB jep dorëheqjen për shkak të luftës në Ukrainë] "Kurrë nuk kam qenë kaq i turpëruar": Diplomati rus në OKB jep dorëheqjen për shkak të luftës në Ukrainë

Betejat që po zhvillohen aktualisht në Ukrainën lindore mund të përcaktojnë fatin e të gjithë vendit, paralajmëroi të martën zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, Oleksandr Motuzyanyk.

Komentet e ministrisë erdhën pasi forcat ruse kryen një sulm të gjithanshëm, në pjesën më lindore të Donbasit të kontrolluar nga Ukraina.

Ata po përpiqen të rrethojnë trupat ukrainase në qytetet që shtrihen në lumin Siverskiy Donets, Sievierodonetsk në bregun lindor dhe Lysychansk në bregun perëndimor.

Motuzyanyk shtoi se forcat ruse nuk kishin hequr dorë nga përpjekjet për ta kaluar atë.

“Tani ne po vëzhgojmë fazën më aktive të agresionit në shkallë të plotë që Rusia ‘shpalosi’ kundër vendit tonë”, tha ai në një konferencë televizive.

“Situata në frontin lindor është jashtëzakonisht e vështirë, sepse fati i këtij vendi ndoshta po vendoset aty, pikërisht tani”.

“Armiku i ka përqendruar përpjekjet e tij në kryerjen e një ofensive për të rrethuar Lysychansk dhe Sievierodonetsk”, thotë Serhiy Gaidai, guvernator i provincës Luhansk, ku të dy qytetet janë ndër territoret e fundit që ende mbahen nga Ukraina.

“Intensiteti i zjarrit në Sievierodonetsk është rritur disa herë, ata thjesht po shkatërrojnë qytetin”, ka shtuar ai, duke treguar se aty jetonin rreth 15,000 njerëz.

E korrespondentja e Euronews, Anelise Borges, duke raportuar nga Dnipro, bën të ditur se luftimet në lindje ishin intensifikuar që kur forcat ruse morën kontrollin e portit të Mariupolit.

“Që nga kjo ditë, duket se ka një përpjekje të ripërtërirë për të thyer linjat e mbrojtjes ukrainase në të gjithë Donbasin, veçanërisht në qytete si Sievierodonetsk ku trupat ukrainase thuhet se janë ende në terren”, tha ajo, duke shtuar se rusët megjithatë morën kontrollin e disa qyteteve dhe fshatrave.

Tre muaj pas agresionit në Ukrainë, Vladimir Putin ka shënuar vetëm përfitime të kufizuara për krahasim me humbjet më të mëdha ushtarake të vendit të tij në dekada.

Ndërkohë, pjesa më e madhe e Ukrainës ka pësuar shkatërrim. Rreth 6.5 milionë njerëz kanë ikur jashtë vendit, mijëra janë vrarë dhe qytetet janë kthyer në gërmadha.

Në fjalimin e tij video të hënën mbrëma, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia po zhvillonte “luftë totale” ndaj vendit të tij dhe kjo përfshinte shkaktimin e sa më shumë viktimave dhe sa më shumë shkatërrim të infrastrukturës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco