Prezantueset femra në televizionet afgane detyrohen të mbuojnë fytyrën

Prezantueset femra në televizionet afgane detyrohen të mbuojnë fytyrën

15:07, 24/05/2022
A+ Aa A-

Tashmë prezantueset femra në televizionet afgane duhet të mbuojnë fytyrën sipas vendimit më  të fundit të marrë nga talebanët në pushtet. Një vendim që sipas kritikëve është një hap para në promovimin e ekstremizmit.

Urdhëri është pjesë e një dekreti të publikuar orët e fundit sipas konfirmimit të zëdhënësit të policisë fetare.

Lajmi vjen dy javë pasi të gjitha grave iu urdhërua të mbulohen kur dalin në publik. Në rast të kundërt duhet të ndëshkohen. Gjithashtu femrave nuk iu lejohet të udhëtojnë të pashoqëruara nga të afërm meshkuj.

Dekreti i ri shkaktoi shumë kritika në Twiitter dhe shumë e konsiderojnë një tjetër hap të talebanëve për të promovuar ekstremizmin. Në një nga komentet e shumta në këtë platformë sociale thuhej se për talebanët gratë janë një sëmundje

Rrjeti privat televiziv afgan Shamshad publikoi një fotografi të një prej prezantuesve me një maskë anti kovid dhetë një prezantueseje me shami dhe me maskë, në shenjë proteste për këtë vendim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco