Banorët e një qyteti gjerman detyrohen nga shteti  t'i mbajnë macet brenda për tre muaj, arsyeja?

Banorët e një qyteti gjerman detyrohen nga shteti t'i mbajnë macet brenda për tre muaj, arsyeja?

16:59, 22/05/2022
A+ Aa A-

Pronarët e maceve në qytetin gjerman të Walldorf janë të detyruar t'i mbajnë kafshët shtëpiake ekskluzivisht në ambiente të mbyllura deri në fund të gushtit në mënyrë që të mbrojnë një specie të rrallë shpendësh gjatë sezonit të shumimit.

Është një specie që e ndërton folenë në tokë, ndaj është pre shumë e lehtë për macet. Sipas Euronews, popullsia e shpendëve në Evropën Perëndimore ka rënë ndjeshëm në dekadat e fundit. Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) ka theksuar disa prej tyre si ato për t'u shqetësuar, pasi ka gjithnjë e më pak prej tyre.

Autoritetet e Walldorf thanë se çdo masë është e rëndësishme për mbijetesën e tyre. Një ndalim tre mujor i maceve do të zbatohet në pjesët jugore të qytetit.

Pronarët e maceve që shkelin këtë ndalim do të gjobiten. Nëse kafsha lirohet jashtë shtëpisë, do të gjobitet me 500 euro. Nëse macja vret një zog, do të gjobitet me 50 mijë euro.

Megjithatë, organizata më e madhe gjermane për mbrojtjen e kafshëve Deutscher Tierschutzbund paralajmëroi se parandalimi i daljes së maceve jashtë u shkakton stres. Ata e vlerësuan të diskutueshëm vendimin e pushtetit vendor.

Disa organizata të tjera e mirëpritën vendimin për mbrojtjen e specieve të shpendëve, por thanë se nuk duhet të jetë në dëm të kafshëve të tjera. Ata theksojnë se fajin e ka vetëm njeriu që ky shpend është i rrezikuar. Sipas disa studimeve, macet shtëpiake vrasin një numër të vogël zogjsh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco