Jo vetëm Biden e Blinken, Rusia u ndalon hyrjen edhe Mark Zuckerberg dhe Morgan Freeman

Jo vetëm Biden e Blinken, Rusia u ndalon hyrjen edhe Mark Zuckerberg dhe Morgan Freeman

20:21, 21/05/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka ndërmarrë veprime të forta në drejtim të zyrtarëve amerikanë. Përveç Joe Biden, mes 963 personaliteteve amerikane të cilëve u është ndaluar hyrja në Rusi janë edhe Mark Zuckerberg dhe Morgan Freeman.

Ministria e Jashtme ruse ka bërë publik një dokument ku përfshihen kryesisht zyrtarë qeveritarë, deputetë, por edhe anëtarë të shoqërisë civile si CEO i Meta-s dhe aktori hollivudian Morgan Freeman, të akuzuar nga diplomacia ruse se kanë regjistruar një video në vitin 2017 ku pretendohej se Rusia po kryente një “komplot” kundër Shteteve të Bashkuara.

Ministria e Jashtme ruse siguron se Moska mbetet e hapur për “dialog të ndershëm” dhe dallon popullin amerikan nga autoritetet “që nxisin rusofobinë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco