Portugalia 250 milion € ndihmë për Ukrainën

Portugalia 250 milion € ndihmë për Ukrainën

19:27, 21/05/2022
A+ Aa A-

Portugalia do të japë 250 milionë euro ndihmë financiare për Ukrainën. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri portugez Antonio Costa pas takimit të tij me kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal. 

Costa, i cili udhëtoi për në Kiev, u takua gjithashtu me Presidentin Volodymyr Zelensky gjatë vizitës së tij. 

"Me kryeministrin Shmyhal pata mundësinë të konfirmoj se Portugalia do të ofrojë mbështetje financiare prej 250 milionë eurosh për Ukrainën. Ne e kemi zyrtarizuar këtë angazhim të rëndësishëm duke nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi financiar."-tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco