Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Parlamenti rus rrit kufirin e moshës për shërbimin ushtarak

Parlamenti rus rrit kufirin e moshës për shërbimin ushtarak

13:22, 21/05/2022
A+ Aa A-

Rusia, e cila po përjeton mungesë të personelit ushtarak për shkak të luftës në Ukrainë, ka ndërmarrë veprime për të rritur kufirin e moshës për shërbimin ushtarak.

Në deklaratën e Parlamentit rus thuhej se nevojiten ekspertë profesionistë për përdorimin e armëve ne precizion të lartë dhe theksohej se këta persona mund të ishin dhe të moshës 40-45 vjeç.

Ndryshimi do t'i mundësojë ushtrisë të përdorë aftësitë e profesionistëve më të vjetër dhe të shmangë mungesën e personelit me të cilin u përball Rusia në luftën në Ukrainë.

Ligjvënësit thonë se ndryshimi i propozuar do ta bëjë gjithashtu më të lehtë rekrutimin e mjekëve civilë, inxhinierëve dhe specialistëve të operacioneve.

Ndërsa Perëndimi e interpreton këtë lëvizje si ‘përgattje e Rusisë për konflikte të mëdha'.

Analistët ushtarakë thonë se me shndërrimin e luftës në Ukrainë në një konflikt të pafund, Rusia po përballet me humbje serioze të ushtarëve dhe pajisjeve dhe po përpiqet të mbushë boshllëkun e personelit.

Ndryshimi legjislativ nga Parlamenti rus erdhi pikërisht me raportimet se qindra ushtarë nuk donin të luftonin në atë që Rusia e quan një 'operacion ushtarak special' .

Ndërsa BBC pretendonte se ministria ruse e mbrojtjes u ofron njerëzve pa përvojë lufte mundësi për t'u bashkuar me ushtrinë me kontrata fitimprurëse.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco