‘Ferri’ do të zbresë në Spanjë, temperaturat do të arrijnë deri në 42 gradë Celsius

‘Ferri’ do të zbresë në Spanjë, temperaturat do të arrijnë deri në 42 gradë Celsius

11:32, 21/05/2022
A+ Aa A-

Spanja  po përgatitet për valën më të nxehtë me 'intensitet të jashtëzakonshëm' ku temperaturat në ditët e ardhshme do të arrijnë deri në 42 gradë Celsius.

Agjencia meteorologjike e Spanjës Aemet parashikoi muajin maj si një nga muajt më të nxehtë në vend gjatë vitet të fundit.    

Aemet tha se ka aktivizuar planin e saj kombëtar për temperaturat e larta dy javë më herët pasi "vera po fillon në pranverë".

Zëdhënësi i Aemet, Rubén del Campo tha:

'Përditësimet e fundit të modeleve meteorologjike konfirmojnë intensitetin e jashtëzakonshëm të kësaj vale të nxehtit.'

Temperaturat pritet të thyejnë barrierën 100F (40C) në disa vende në rajonin jugor të Andalucisë sot, dhe në bregun lindor rreth luginës së Ebros - 'diçka e padëgjuar në atë zonë në maj'. 

Normalisht sezoni turistik në Spanjë fillon mes qershorit dhe mbaron në shtatorit, por për shkak të temperaturave të larta pritet që ky sezon të fillojë më herët.

Del Campo paralajmëroi dhe për rrezikun ekstrem të zjarreve në pyje që do të shkaktonte një nxehtësi e tillë në pjesët jugore, qendrore dhe verilindore të vendit dhe tha se njerëzit mund të presin një re  pluhuri .

“ Një gjë tjetër për të cilën duhet të kihet parasysh është pluhuri në ajër. Ky përqendrim i pluhurit në ajër mund të rritet të shtunën(21 maj) në të gjithë gadishullin dhe ishujt Balearik pasi ajri vjen nga Afrika Veriore duke transportuar pluhurin nga Sahara. Kjo do të shkaktojë sërish një rënie të cilësisë së ajrit.' tha Del Campo.

Del Campo beson se shkaku i vetëm i temperaturave të tilla ekstreme mund të jenë ndryshimet klimatike.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco