Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

 Pamje katastrofike, tornadoja godet Gjermaninë

Pamje katastrofike, tornadoja godet Gjermaninë

10:24, 21/05/2022
A+ Aa A-

Një tornado e fuqishme ka goditur mëngjesin e sotëm Gjermaninë.

Erërat me shpejtësi deri në 80mph kanë goditur qytetin perëndimor Paderborn, duke rrafshuar dhe një dyqan mobiljesh.

Tornado shkaktoi gjithashtu dëme të konsiderueshme në qytet në shtetin e Rhine-Westfalisë së Veriut, tha një zëdhënës i policisë për AFP pas temperaturave anormalisht të larta për stinën e pranverës.

Forcat e sigurisë thanë se shumë çati u hodhën në erë dhe pemë u shkulën në zonën përreth.

Ndërkohë në rajonin jugor të Franconisë Qendrore, një kasolle prej druri u shemb, duke plagosur 14 persona, përfshirë fëmijë.

Një grua, 37 vjeç, u transportua me helikopter në spital me plagë të rënda.

Turistët në Spalt kishin kërkuar strehë nga stuhia që po afrohej në kasollen rreth 85 metra katrorë, e cila më pas u shemb.

Fotot e shpërndara në mediat sociale tregojnë makinat të  përmbysura.

Shërbimet meteorologjike gjermane kishin dhënë një paralajmërim stuhie për të premten dhe parashikuan rrebeshe deri në 130 km/h (80 mph) në disa vende.

Moti i keq goditi fillimisht perëndimin e vendit dhe më pas 'udhëtoi' drejt lindjes më vonë në mbrëmje.

Një deputet i Partisë së Gjelbër shkroi në Twitter: 'Një kujtesë se kriza klimatike bën pushim.'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco