Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

'Bota ka grurë të mjaftueshëm vetëm për 10 javë'

'Bota ka grurë të mjaftueshëm vetëm për 10 javë'

09:20, 21/05/2022
A+ Aa A-

Në sesionin e 19 majit të Këshillit të Sigurisë të Kombëve të Bashkuara,  CEO i Gro Intelligence, Sara Menker, foli për krizën globale të ushqimit në rritje dhe për faktorëve të paprecedentë që kontribuojnë në këtë krizë dhe ndikimin e saj joproporcional në vendet me të ardhura më të ulëta.

“Dua të filloj duke thënë se lufta Rusi-Ukrainë nuk e nisi krizën e sigurisë ushqimore. Thjesht i shtoi benzinë zjarrit.Kjo është një krizë që ne e kemi zbuluar shumë kohë më parë. E ndaj këtë me ju sepse besojmë se është e rëndësishme që të gjithë ju të kuptoni se edhe nëse lufta përfundon nesër, problemi i ynë i sigurisë ushqimore nuk do të largohet shpejt pa veprime të përbashkëta. Për më tepër, modelet tona të goditjes ekonomike tregojnë se ndryshimet e deritanishme në çmimet e produkteve bujqësore kanë ndikuar tashmë në disa ekonomi. Vendet e prekura në mënyrë disproporcionale janë në rajone të tilla si Afrika e Veriut, Lindja e Mesme dhe Azia Perëndimore dhe Qendrore. 

Dhe mund të bëhet shumë më keq. Të dhënat tregojnë se sfidat e sigurisë ushqimore me të cilat përballemi do të zgjasin disa vite. 

Vlerësimet e agjencive zyrtare qeveritare nga e gjithë bota vendosin inventarët e grurit në 33% të konsumit vjetor. Të dhënat e verifikueshme nga burime publike dhe private që ne si kompani organizojmë dhe më pas ndërtojmë modele statistikore për të lidhur pikat në platformën tonë tregojnë se inventarët globalë të grurit janë në fakt janë 20%, një nivel që nuk është parë që nga kriza financiare, e viteve  2007 dhe 2008. Aktualisht bota ka grurë mjaftueshëm vetëm për 10 javë. Kushtet sot janë më të këqija se ato të viteve 2007 dhe 2008’ është shprehur Menker.  

Shënim: Gro Intelligence është një kompani e themeluar për trajtimin e dy prej sfidave më të mëdha me të cilat po përballet njerëzimi: siguria ushqimore dhe ndryshimet klimatike./Marrë nga gro-intelligence.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco