Pamjet që tronditën botën/ I nxorën nga zyra dhe i ekzekutuan, si u zbulua barbaria e rusëve në Ukrainë

19:50, 20/05/2022
A+ Aa A-

Pamjet e zbuluara së fundi në Ukrainë janë shokuese. 

Dëshmitë e civilëve dhe videot e publikuara nga Neë York Times, tregojnë se si parashutistët rusë ekzekutuan të paktën tetë burra ukrainas në periferi të Kievit. 

Ngjarja ka ndodhur më 4 mars. 

Një banor ka filmuar momentin kur civilët ishin vënë në rresht nga ushtarët rusë dhe u dërguan pas një ndërtese. 

“Pengjet janë shtrirë aty, pas gardhit”, thotë personi që filmon njërën nga videot. Ai numëron: “Një, dy, tre, me siguri, katër, pesë, gjashtë…” Gjithsej nëntë persona janë të arrestuar", dëgjohet të thotë ai.

Burrat detyrohen të zbresin në tokë.

Mes tyre bie në sy njëri i veshur me xhup me ngjyrë blu dhe me kapuç.

Video përfundon.

Por fati i këtyre burrave u mësua më pas.

Ushtarët i morën civilët ukrainas pas një ndërtese zyre aty pranë, të cilën rusët e kishin marrë dhe e kthyen në një bazë të improvizuar. Pati të shtëna me armë zjarri. Të burgosurit nuk u kthyen më kurrë.

Një video me dron e filmuar një ditë më vonë më 5 mars, e marrë nga The Times, është prova e parë vizuale që konfirmon rrëfimet e dëshmitarëve okularë.

Ajo tregonte trupat e pajetë të shtrirë në tokë pranë ndërtesës së zyrës në rrugën Yablunska 144, ndërsa dy ushtarë rusë qëndronin roje pranë tyre.

Në mesin e trupave të pajetë, ishte e dukshme veshje me ngjyrë blu - pikërisht civili me xhupin blu që u rrëmbye nga ushtarët e Putinit bashkë me 8 të tjerë dhe u ekzekutua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco