Biden nis vizitat në Korenë e Jugut me çështjet globale dhe teknologjinë

Biden nis vizitat në Korenë e Jugut me çështjet globale dhe teknologjinë

13:23, 20/05/2022
A+ Aa A-

Pyeongtaek, Kore e Jugut - Presidenti Joe Biden e nisi të premten vizitën e tij në Azi duke theksuar mungesën e çipave kompjuterikë që ka tronditur ekonominë botërore gjatë një vizite në një fabrikë të Samsung të çipave kompjuterikë që do të shërbejë si model për një fabrikë prej 17 miliardë dollarësh që kompania koreane e elektronikës planifik të hapë në Teksas.

Vizita te Samsung ishte një nga prioritetet kryesore të çështjeve të  brendshme të Biden: rritjen e furnizimit me çipa kompjuterikë. Një mungesë e gjysmëpërçuesve vitin e kaluar dëmtoi disponueshmërinë e makinave, të pajisjeve të kuzhinës dhe mallrave të tjera, duke sjellë inflacion më të lartë në mbarë botën dhe dëmtuar imazhin e Biden në mesin e votuesve amerikanë.

Biden do të përballet me një sërë çështjesh të politikës së jashtme gjatë një vizite pesë-ditore në Korenë e Jugut dhe Japoni, por ai gjithashtu ka një itinerar që synon qartësisht t’u japë drejtim shqetësimeve të vendit të tij.

Presidenti amerikan vuri në dukje se uzina e Teksasit do të krijonte 3,000 vende pune dhe në ndërtim do të përfshiheshin  sindikatat e punës.

"Këta çipsa të vegjël," tha Biden në fabrikë, "janë çelësi për të na shtyrë në epokën e ardhshme të zhvillimit teknologjik të njerëzimit".

Për të përshëndetur Biden në fabrikën e Koresë së Jugut ishte presidenti i ri i vendit, Yoon Suk Yeol dhe nënkryetari i Samsung Electronics, Lee Jae-yong.

Yoon është një i sapoardhur në politikë që u bë president, zgjedhja e tij e parrë, pak më shumë se një javë më parë. Ai bëri fushatë për marrjen e një qëndrimi më të ashpër kundër Koresë së Veriut dhe forcimin e aleancës 70-vjeçare me SHBA-në.

Joe Biden nis turin në Azi: Miq të rinj, tensione të vjetra, turbullira në SHBA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco