VIDEO tronditëse nga NYT, ja si ushtarët rusë i vrasin civilët ukrainas

VIDEO tronditëse nga NYT, ja si ushtarët rusë i vrasin civilët ukrainas

11:04, 20/05/2022
A+ Aa A-

Materiali tronditës i publikuar nga New York Times  tregon se si të paktën tetë ukrainas u ekzekutuan në Bucha më 4 mars. 

Ky është një dokument i një rëndësie të veçantë pasi mudn të përdoret si dëshmi për krime lufte në qytetin martir, i cili u bë simbol i luftës së Ukrainës.
Një video e regjistruar nga një kamera sigurie dhe e  marrë nga gazeta tregon ushtarët rusë që drejtojnë një grup të burgosurish ukrainas në një oborr, ku ata do të ekzekutoheshin pak çaste më vonë.

Në dy video të publikuara nga New York Times dje, ushtarë rusë duket se drejtojnë me  armë një grup të burgosurish ukrainas në oborrin e një shtëpie në Bucha , një periferi të Kievit. 

Disa nga të burgosurit ecin të strukur nëpër rrugë, duke mbajtur rripin e personit që kanë përballë. Të tjerët i kanë duart lart.

 “Shkoni djathtas” u bërtet një ushtar duke i sharë.

''Për të zbuluar se çfarë ndodhi me këta burra, Times kaloi javë në Bucha duke folur me një të mbijetuar, dëshmitarë, ekzaminues mjekësorë dhe zyrtarë të policisë dhe ushtrisë. Gazetarët kanë mbledhur video që nuk ishin publikuar më parë, të cilat janë ndoshta e vetmja provë deri tani e lëvizjeve të fundit të viktimave. The Times skanoi mediat sociale për raportet e personave të zhdukur, foli me të afërmit e viktimave dhe, për herë të parë, identifikoi të gjithë burrat e ekzekutuar dhe identifikoi shumicën. Ata ishin bashkëshortë dhe baballarë, punëtorë supermarketesh dhe punëtorë fabrikash që bënin jetën e tyre normale si qytetarë para luftës. Pothuajse të gjithë jetonin shumë afër oborrit ku do të përfundonin të shtrirë kufomat e tyre”, shkruan gazeta.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco