Lajmi i fundit

Denoncoi lidhjet e Edi Ramës me organizatat mafioze, kërcënohet gazetari Zigfrido Ranucci

Rusia po lufton me një nga ushtritë më të forta, ukrainasit kanë të njëjtin mentalitet si ne, thotë politikani rus

Rusia po lufton me një nga ushtritë më të forta, ukrainasit kanë të njëjtin mentalitet si ne, thotë politikani rus

10:57, 20/05/2022
A+ Aa A-

Politikani rus Frants Klintsevich ka pohuar se përparimi i ngadaltë i vendit të tij në Ukrainë po ndodh për shkakun se forcat e Moskës po luftojnë kundër ushtarëve "me të njëjtin mentalitet si yni", njofton BBC.

Duke folur në televizionin shtetëror rus, Klintsevich tha se "operacioni special ushtarak" i Rusisë po përparonte "me mjaft vështirësi" dhe duke shtuar se ai nuk donte të ofendonte askënd, e quajti ushtrinë e Ukrainës "një nga ushtritë më të forta dhe më të stërvitura".

"Operacioni i posaçëm ushtarak i Rusisë është duke vazhduar, le të themi, me mjaft vështirësi, - tha Klintsevich. - Unë nuk dua të ofendoj asnjë njeri, në asnjë rrethanë. Unë kam kaluar shtatë vjet duke luftuar, por kjo luftë  dhe shpresoj që ushtarët tanë të mos fyhen, është ndryshe nga lufta që ne patëm në Afganistan dhe në Kaukaz sepse ne jemi duke luftuar me një nga ushtritë më të forta dhe më të stërvitura. Ne jemi duke luftuar kundër oficerëve dhe ushtarëve rusë, me ekzaktësisht me të njëjtin mentalitet si yni,” theksoi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco